TIRANE– Një ditë pasi deputeti i PD, Bardh Spahia u shpreh përmes një statusi në Facebook se në pavijonin e Neonatologjise tek Materniteti i Ri është një situatë e rëndë, pasi nuk ka inkubatorë dhe poste për oksigjenimin e fëmijëve, madje gjatë 24 orëve kanë vdekur 3 neonatë, ka reaguar mjeku i maternitetit ‘Koco Gliozheni’, Agron Delilaj.

Në reagimin e tij, mjeku anestezist thotë se Bardh Spahia po përhap panik të pakuptimtë, ndërsa i jep një këshillë që të bëhet më serioz dhe të mos përhapë panik tek popullata.

“Zoti Spahija përpara se te përhapni panik te pakuptimte te popullata për përfitime te ulëta, ne radhe te pare duhet te jeni njeri, pastaj mjek qe të ju e ve në dyshim se jeni. Ju doktor i madh çfarë do ti bënit një polianomalie kongenitale te ardhur nga Saranda, një bebi te lindur ne Fier me anomali kardiake, nje fetusi ne një barre gemelare me transfuzion feto-fetal,nje barre gemelare nga Rrogozhina 26 jave, apo tjetra po 26 jave nga Librazhdi. Doktor, një këshillë si koleg, behu me serioz dhe mos hap panik te kote kur keto raste janë te pashpresa dhe ne klinikat me te mira ndërkombëtare”- shprehet mjeku Agron Delilaj.

Statusi i plotë i Bardh Spahisë:
Situate e rende ne pavionin e Neonatologjise te Materniteti i Ri. Nuk ka inkubatore dhe poste per oksigjenimin e femijeve. Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femije neonate qe kane nevoje e si pasoje e mungesave behen lidhje dyshe; 1 inkubator per 2 neonate. Per 30 ore si pasoje e ketyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh nga keto 3 vdekje ne 24 oreshin e fundit. Per muajin janar jane 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast ne dite. Kur situata paraqitet e tille ne Tirane as nuk mund ta imagjinoj cfare ndodh ne rrethe. Per kete situate qe vazhdon prej 4 -5 muajsh jane vene ne dijeni strukturat drejtuese te Ministrise se Shendetsise. Papergjegjshmeria e atyre qe drejtojne shendetsine vazhdon, me pasoja te renda per jeten e foshnjave dhe nenave. Nderkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremengjes nga mega vila e tij ne Surrel.

(d.d/BalkanWeb)