TIRANE – Nicol Spaho është një emër i ri, por jo i panjohur në fushën e modelingut. Pas përfaqësimit të Shqipërisë në Miss Europe dhe renditjes në Top 10, për Nicol u hapën shumë dyer, oferta nga kompani prestigjioze modelingu dhe kontrata të panumërta.
1c893d015611bcb1e1957c64c61d844a
E ftuar pasditen e sotme në Pasdite në Top Channel, Nicol rrëfeu disa prej eksperiencave të saj në kompeticionet e bukurisë, por edhe për një ‘eksperiencë’ që e ndjek në çdo kompeticion, në çdo dalje publike, por edhe në përditshmëri, ngjashmëria me këngëtaren e njohur Nora Istrefi.
nicol-2
E ndjek gjithmonë ky krahasim, kudo dhe nga të gjithë. Siç tregon vetë bukuroshja, është mëse e zakonshme tashmë edhe kur e thërrasin në emër të Norës. Është mësuar dhe nuk ndihet aspak keq.

Megjithëse do të donte që të gjithë ta identifikojnë më shumë me arritjet e saj dhe ta njohin më shumë si Nicol sesa Nora, sërish nuk e ka bezdi krahasimin: “Nora është këngëtare e suksesshme, nuk e kam problem dhe nuk më bezdis fakti që më krahasojnë me të. Edhe pse dua më shumë të më njohin për arritjet e mia”, – thotë ajo për Pasdite.
cvxv
E pyetur sa shpesh e ndjen këtë ngjashmëri, Nicol rrëfen se ndodh rëndom: “Jo vetëm që ma vënë në dukje, por më kanë ngatërruar me Norën disa herë”, – rrëfen ajo me të qeshur.

Por me Norën e vërtetë nuk ka rastisur asnjëherë, as e ka takuar dhe as e ka ndjekur në ndonjë koncert të saj: “E çuditshme është. Kam qëlluar në shumë koncerte ku kanë kënduar këngëtarë të njohur, por vetëm Nora nuk më ka qëlluar… Por me Robertin po”, – shton ajo me të qeshur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb