TIRANE– E ftuar në emisionin ‘Rudina’, Monika Lubonja ka rrëfyer për herë të parë për dorëheqjen nga posti i Drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave pas një filmimi të transmetuar në një emisionin investigativ ku shfaqej duke marrë para pa kontrata të rregullta. Monika Lubonja tha se ajo është tradhtuar nga dy punonjës të këtij institucioni.

“U tradhtova nga dy punonjëset e institucionit tim, të cilët sigurisht që unë i di shumë mirë, por jo vetëm unë. por i gjithë institucioni, por ne duhet të dimë që ne kemi një xhelozi të madhe në qoftë se dikë tjetër e shikojmë më mirë se veten”, ka treguar ajo.

Në këtë moment moderatorja Rudina e ka pyetur se përse u detyrua të jepte dorëheqje nga ky institucion dhe Monika është përgjigjur:

“Mua nuk më vjen keq, dorëheqjen e dhashë me një dinjitet të plotë, në asnjë mënyrë nuk më është kërkuar , biles Ministrja e Kulturës më ka thënë, ju lutem të qëndroni deri sa të dalin vendimet nga kompetencat e tjera dhe të presim të shikojmë përfundimin. Unë i thashë do ti jap dorë të gjitha hetimeve sepse unë isha e bindur dhe sot jam e bindur që jo një prokurori por 20 prokurori jam e gatshme të shkojë të flas t’u jap të gjitha dokumentacionet”, shtoi ajo.
-640-0-5afc5c98163df
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: