Trajneri i Shakthar Donetsk, Paulo Fonseca, u shfaq dje pas ndeshjes së fundit të Champions League në mënyrë të çuditshme.

Në në konferencën për shtyp pas ndeshjes së fituar ndaj Manchester City ai u shfaq i veshur si “Zorro”, siç kishte premtuar.

Kjo ishte mënyra e veçantë e tij e festimit, siç kishte premtuar se do të bënte në rast se skuadra e tij do të kualifikohej për në fazat me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve. Trajneri portugez duroi 17 minuta i veshur kështu, sa zgjati paraqitja e tij para mediave, i maskuar, ndërsa disa gazetarë nuk mundën ta mbanin dot të qeshurën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb