TIRANE- Është ndarë nga jeta në moshën 48 vjeçare këngëtari i njohur i muzikës popullore të Malësisë së Madhe, Arben Delaj.

Referuar informacioneve të para të policisë, “BalkanWeb” mëson se shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit 48 vjeçar është bërë një infarkt. Këngëtari sapo kishte dalë nga shtëpia kur është nderë keq dhe ndonëse i është dhënë ndihma e menjëhershme ka qenë e pamundur të parandalohet më e keqja.
AQRBEN
Së fundmi ai mbante edhe detyrën e përgjegjësit të Artit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Malësinë e Madhe. Ai është vlerësuar si një nga këngëtarët më të spikatur jo vetëm në Malësi të Madhe, por edhe në të gjitha trevat e tjera shqiptare dhe në diasporë.

Këngëtari Arben Delaj la pas 3 fëmijët e tij, bashkëshorten, të afërmit, por edhe admiruesit e shumtë të këngës së tij.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: