Euro ka fituar sot pikë përkundrejt monedhës vendase. Një euro u këmbye me 129.38 lekë, rreth 0.3 pikë më shumë se një ditë më parë. Euro rikuperoi pikë ndaj lekut pas ditësh me rënie në tregun vendas. Që prej fillimit të muajit prill euro është në nënçmuar me rreth 1 lek.

Edhe dollari amerikan është forcuar gjatë ditës së sotme por pa mundur të kalojë nivelin e 105 lekëve, duke u këmbyer me 0.35 pikë më shumë se një ditë më parë, në kuotën e 104.6 lekëve.

Luhatjet e kursit të këmbimit “kanë detyruar” pikat e vogla të këmbimit valutor që rrisin diferencën midis çmimit shitjes dhe blerjes së valutës (bid dhe ask). Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit, zhvlerësimi i euros në vend erdhi si rrjedhojë e deklaratave të Bankës së Shqipërisë për planin e masave për deeuroizimin e ekonomisë, e cila ndikoi psikologjikisht tregun e këmbimit valutor në vend. Ndërkohë edhe bankat tregtare ka nisur që të orientojnë kreditimin në monedhën vendase, apo të ftojnë klientët që të ruajnë kursimet e tyre në depozitat në lekë, për tu mbrojtur nga luhatjet e monedhës së përbashkët

Ekspertët argumentojnë që shkak për nënçmimin e valutës ka qenë oferta e lartë në tregun vendas dhe qarkullimin i ulët i parasë në ekonomi.
Me afrimin e sezonit veror, pritet që euro të ketë sërish një tendencë rënëse në tregun vendas. Prurjet e valutës nga turistët dhe emigrantët do të shtojnë sërish ofertën në valutë në vend. /Monitor/

kk

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb