Nga Klodjana Haxhiaj
DURRËS- Në zbatim të planit të bashkëpunimit midis Forcës Detare shqiptare dhe asaj të Turqisë, ditën e Sulltan Novruzit në portin e qytetit të Durrësit ka mbërritur për një vizitë portuale disa ditore, nëndetësja “TCG PREVEZE S – 353”.

Nëndetësja u shoqërua në port nga mjeti detar i flotës sonë detare 110 shqypni. Qëllimi i kësaj vizite është bashkëveprimi dhe trajnimi i përbashkët midis Forcës Detare Shqiptare dhe Flotës Turke.
Në molin 4 të portit Durrës ND “TCG Preveze” u prit nga kuadro të Flotiljes Detare, përfaqësues të Autoritetit e Sigurisë Portuale Durrës, të Policisë Ushtarake, subjekteve private, etj. TCG Preveze S – 353 do largohet nga porti i Durrësit pas disa ditësh.

Theksojmë se është hera e dytë që kjo nëndetëse turke zhvillon vizitë portuale në Durrës. Më parë ajo ka kryer një vizitë më 29 shtator të vitit 2015 dhe është larguar në 3 tetor te atij viti nga porti Durrsak. Nëndetësja TCG Preveze S–353 e ka gjatësinë 62 m, gjerësinë 5,8 m, peshkimi 6,3 m, tonazhi 1400 ton. Është një nga nëndetëset më moderne të flotës luftarako detare të Turqisë.

Ditën e Premte janë planifikuar që të zhvillohen vizita nga ekuipazhi i sajë në Bashki dhe ne Prefekturë. Gjithashtu në ditët e qëndrimit do ketë vizita të personaliteteve të larta diplomatike, ushtarake dhe vizita të qytetarëve në nëndetëse, vizita të personelit të anijes në objektet muzealë dhe kulturorë të Durrësit e Krujës, etj.

Vitet e fundit ka pasur një bashkëpunim të suksesshëm mes dy flotave Shqiptare dhe turke dhe fushat specifike në të ardhmen, si arsimimi e trajnimi i personelit detar, stërvitjet e përbashkëta etj.

(m.k/BalkanWeb)