TIRANË- Shoqëria civile dhe Ministria e Brendshme kanë organizuar sot një tryezë të rrumbullakët për dhunën seksuale ndaj fëmijëve.

Sipas të dhënave të publikuara gjatë këtij aktiviteti, 11% e fëmijëve në Shqipëri janë pre e ngacmimeve seksuale ndërsa 5% e fëmijëve janë pre e dhunës seksuale.

Nga ana e përfaqësuesve të shoqërisë civile është deklaruar se nuk ka regjistër për viktimat e dhunës.

Ndërsa zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebrea tha se në vitin 2014 ka rritje të rasteve të denoncuara. Sipas saj, janë 97 denoncime për krime seksuale gjatë viti 2014.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb