TIRANE – Ditën e sotme u zhvillua takimi i 12 i Këshillit të Stabilizim Asociimit ku u diskutuan rekomandimet e OSBE-ODIHR për çështje të ndryshme që prekin vendin.

I pranishëm ishte dhe eurodeputeti Eduart Kukan ku bëri vërejtjet e tij për politikën shqiptare për çështjen e negociatave.

Sipas Kukan, Shqipëria është e vonuar dhe duhet të jetë më e unifikuar në qëndrimet e partive politike. Ai u bëri thirrje partive politike në Shqipëri që të lënë pas ndasitë dhe të bëhen bashkë për hapjen e negociatave.

“Në Shqipëri të gjitha partitë e duan hapjen e negociatave. Kjo është diçka e mirë për vendin, kjo kërkon punë më të madhe nga ana juaj, qëndrime më të unifikuar për të ardhmen për procesin e zgjerimit. Ata që luftojnë për ju, mund të kenë argumenet të prekshme, shumë herë themi se shpresojmë për Shqipërinë, ju e meritoni, është me vonesë madje, duhet të kishit filluar me këto negociata. Ju duhen persona të kualifikuar për të bërë një ekip të fuqishëm të përgatitur. Është e domosdoshme për të qenë gati për të treguar se e meritoni,”  tha Kukan.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: