TIRANE- Përmes dëshmive të prindërve të vajzës 13-vjeçare, T. Qafa nga fshati Çukë i Sarandës mësohen të tjera detaje mbi aktin e rëndë të përdhunimit nga 22-vjeçari Vangjel Selimi.

“BalkanWeb” mëson se vajza e mitur bashkëjetonte prej 1 viti me të riun dhe kjo gjë kishte ndodhur me mirëkuptimin e plotë të prindërve të vajzës.

Nëna e saj, Oltjana Garo deklaron se kishte aprovuar që i riu të jetonte me vajzën, duke marrë premtimin se nuk do ta prekte të miturën derisa ajo të arrinte një moshë madhore. Por në momentin e parë që qëndruan vetëm 22-vjeçari e drogoi dhe abuzoi me të.

“Djali e pranonte, vajza jo, atëherë e revoltuar me gjithë bashkëshortin shkoj në maternitet. Vajza ia tregoi të atit, u revoltova për atë që ndodhi, ai e kishte droguar vajzën me kanabis dhe ajo s’mbante mend asgjë”,- thotë nëna.
baba e vajzes se perdhunuar
Ndërsa i ati kërkon që drejtësia të bëjë punën e saj dhe ta dënojë të riun. “Nëse ai i ka bërë vajzës këto gjëra për mua ligji të vazhdojë me detyrën e tij, jo 100 por 101, gabimi është i tiji, jo i vajzës së mitur”.

Por për motrën e 22-vjeçarit nuk ka asgjë të vërtetë në rrëfimet e prindërve të vajzës. “Ata donin ta martonin me një tjetër dhe shpikën këtë histori”,- thotë ajo.

Pasi rezultati mjekoligjor vërtetoi se 22-vjeçari ka abuzuar me 13-vjeçaren Vangjel Selimi u arrestua nga policia dhe do të përballet me vepren penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

ARRESTIMI
“Më datë 05.11.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë është arrestuar në flagrancë shtetasi: Vangjel Selimi, 21 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Vangjel Selimi është arrestuar prej policisë sepse shtetësia O.G., ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur shtetasen T.Q., 13 vjeçe.

Gjithashtu edhe në përfundim të rezultatit mjekoligjor ka rezultuar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur.

Materialet hetimor iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit Vangjel Selimi për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100/1 të Kodit Penal.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb