Qyteti i Nju Jorkut përjetoi sot një nxehtësi rekord për muajin shkurt, me temperatura më shumë se 24 gradë Celsius gjatë pasdites në Central Park.

”Termometri shënon 24,4 gradë Celsius, kjo është një temperaturë rekord për Nju Jorkun”, njoftoi Faye Morrone nga Shërbimi Kombëtar i Motit.

Rekordi i mëparshëm për 21 shkurtin ishte 20 gradë, i regjistruar në 1930.

Temperaturat e së mërkurës përbëjnë gjithashtu një rekord për gjithë muajin shkurt, ku rekordi i mëparshëm i arritur në 1930 dhe 1985 ishte 23,88 gradë Celsius.

Këto temperatura të pranverës së vonë që përfshinë një pjesë të madhe të verilindjes së SHBA-ve pas reshjeve të dëborës që u regjistruan të shtunën, nuk pritet të zgjasin në kohë.

Nga e enjtja, temperaturat do t’i rikthehen më afër normales në disa zona, me një temperaturë maksimale që pritet të shënohet deri në 7,2 gradë Celsius.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb