TIRANE- Kryeministri Edi Rama komentoi sot deklaratën e bërë pak ditë më parë për një shkrim të Top Channel dhe shpjegoi se gjithçka shkroi në Facebook nuk ishte sulm ndaj këtij televizioni, por keqardhje për lajmin konkret.

“Nuk e kam sulmuar, nuk e kam quajtur asgjë. Unë thjesht kam ekspozuar një fakt të po asaj dite me një shprehje keqardhjeje. Fola për një provë konkrete, ndava keqardhjen, nuk e sulmova, s’do më shikoni asnjëherë të sulmoj një media apo një gazetar të caktuar”,- tha ai.

Ai gjithashtu komentoi sot edhe pezullimin e drejtorit të Informacionit Sokol Balla dhe hodhi poshtë të gjitha zërat se ishte pikërisht ai iniciatori për këtë vendim të marrë nga pronarët e këtij televizioni.

“Këto janë teori konspiracioni që prodhojnë argumente për atë që unë e quaj kazan”,- komentoi Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Etiketa: