Babai i Gigi dhe Bella Hadid, Mohamed do të ketë një rol në filmin e quajtur “Trading Paint” ku luan John Travolta.

“Kthim nga Alabama!”, shkruan 68-vjeçari jordano-amerikan në Instagram.

“Shumë krenar dhe i nderuar të përfshihem në këtë kast të mrekullueshëm. Do të jetë një film i mrekullueshëm. Shumë i lumtur që jam pjesë e tij”, vijon ai.

Sipas TMZ, producenti i Trading Paint, Andrea Iervolino nuk kishte asnjë ide se kush ishte Hadid, kur e zbuloi burrin “magnetik dhe karizmatik” teksa hante darkë në një lokal të Beverly Hills vitin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb