Një gropë e çmuar dhe e pazakontë në mes të një liqeni. Në një prej vendeve më të largëta të planetit, rreth 200 kilometra nga Rrethi Polar Arktik, gjendet një nga vendet më të çmuara të tokës, shkruan e përditshmja italiane ‘La Stampa’.

Kjo gropë e pazakontë në liqenin kanadez Lac de Gras në fakt nuk është gjë tjetër veçse një minierë diamantesh.

Miniera e Diamantit Diavic është në gjendje të ‘nxjerrë’ gurë të çmuar me një ritëm befasues. Bëhet fjalë për 1.500 kg diamantë në vit me një vlerë prej 100 milion dollar. Një pasuri me të vërtetë befasuese për një vend surreal që duket sikur ka dalë nga një film fantastiko shkencor.

Për të lidhur minierën me Yellowknife, kryeqytetin e Territoreve të Veri-perëndimit kanadez, përveç aeroportit, është vetëm një rrugë, e bërë tërësisht nga akulli. Një zonë në të cilën punojnë 700 persona por që shumë shpejt mund të kthehet një një zonë të izoluar dhe të pabanuar.

Miniera u hap në vitin 2003 dhe vlerësohet se vitin e ardhshëm ndoshta nuk do të ketë më diamante për të nxjerrë. Por gropa Diavik do mbetet përgjithmonë, ashtu si pasazhi surreal arktik që ka krijuar.

(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: