TIRANE– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm në faqen e “Facebook” për viktimat e dhunës në familje që ndodhen në SHBA, pavarësisht statusit të tyre të imigrimit. Sipas njoftimit të ambasadës, në Shtetet e Bashkuara të gjitha viktimat e dhunës në familje, mund të kërkojnë dhe të marrin ndihmë.

7u6jyh

“Nëse do të emigroni në Shtetet e Bashkuara për të jetuar përgjithmonë, duke ndjekur ligjet amerikane të emigracionit ne ju mirëpresim. Ne duam që ju të dini, në të gjitha rrethanat, dhuna në familje, sulmet seksuale dhe abuzimi i fëmijëve janë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe garantohen me ligj. Të gjithë viktimat e dhunës në familje, pavarësisht nga statusi i imigracionit, mund të kërkojnë dhe të marrin ndihmë”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e Departamentit Amerikan.

Për më shumë informacion vizitoni: https://goo.gl/1wt3re

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb