Në lajmet  “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji”, Gazeta Shqiptare sjell fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të gazetës. GSH.al, sjell: Vajza e Argitës, pushime në Sharm El’Sheik. Big Mama humbet 14 kilogramë.

 

Vajza e Argitës, pushime në Sharm El’Sheik

Pas pushimeve disaditore në vilat qeveritare në bregdetin e Dhërmiut, tre mbesat e kryeministrit Sali Berisha, tashmë do të kenë një tjetër destinacion për pushimet e tyre verore. Për tri vajzat e Argitës, pushimet këtë radhë janë zhvendosur nga plazhi në plazh dhe pikërisht lokalitetin e njohur Sharm El’Sheik, në Egjiptin e largët. Interesant është fakti që vajzat nuk do të jenë të shoqëruara nga prindërit e tyre, Argita dhe Jamarbëri, në këtë udhëtim drejt vendit ekzotik, por nga dadoja e tyre.

Big Mama humbet 14 kilogramë
Duket se kjo verë do të ketë shumë ndryshime, sidomos për këngëtaren nga Tetova, Big Mama. Kjo e fundit ka deklaruar se së fundmi është futur në dietë sapartane dhe ka kaluar me orë të tëra nga palestra. Rezultati është që ka humbur plot 14 kilogramë… Big-u pretendon se kur do ta shikojmë në videon e saj më të re, nuk kemi për ta njohur. Ndoshta do të jetë vërtet kështu… Gjithashtu, ajo ka shtuar se shtysa për t’u dobësuar ka ardhur pikërisht nga gazeta, të cilat e kanë përfolur shpesh për shëndetin e saj, sepse ajo është ndjerë gjithmonë shumë mirë me trupin e saj. Jemi shumë kurioz të dimë, se si ndihet tashmë me fizikun e saj të ri, me minus 14 kg këngëtarja… Dhe thonë pastaj që gazetat kanë veç fjalë, merrni pak shembull nga Big-u.

Ky shkrim u botua më 16 Gusht 2008

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb