Mediat spanjolle raportojnë lajmin se Barcelona do t’ia ndryshojë emrin stadiumit të saj të famshëm “Camp Nou” si pjesë të një marrëveshje sponsorimi. Gjiganti katalanas, është në bisedime me disa kompani të mëdha që kanë shprehur dëshirën për të vendosur emrin e tyre në emërtimin e plotë të stadiumit. Barcelona do të fitojë rreth 200 milionë euro nga marrëveshja.

Marrëveshja e sponsorizimit është pjesë e rinovimit 500 milionë eurosh të “Camp Nou”, që do të zgjerojë kapacitetin e stadiumit në 105 mijë spektatorë.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb