Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka reaguar ashpër lidhur pas fjalimit para Ramës ku një mësuese nga Rrësheni i kërkonte ndihmë kryeministrit, pasi ishte e sëmurë me tumor. Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Shehu bën përgjegjës për varfërinë qeverinë Rama. Mes të tjerash deputeti paralajmëron qytetarët që të kenë kujdes nga importet paralele te Kemiopreparateve.


Mësuesja deklaroi dje para Ramës se prej muajit gusht të 2017 nuk merr dot mjekim me herceptinë, pasi nuk gjendet ilaçi.

“Unë vuaj nga kanceri i gjirit. S’ka ilaç hereceptinë në Onkologjik, për mua dhe për 130 të sëmurë të tjerë dhe kjo situatë vijon prej muajsh. Nuk kam asnjë vërejtje për mjekët kanë qenë shumë të përkushtuar. Kam muaj që kërkoj drejtorin e spitalit për t’i kërkuar informacion, por nuk e gjej asnjëherë. Që nga mjekja ime dhe të gjitha instancat më thonë se nuk ka ilac. Deri tani duhet të kisha bërë 8 kura por kam bërë vetëm 3”, u shpreh ajo.

MESAZHI I SHEHUT
Z.RAMA, TRAGJEDIA E ARSIMTARES NGA RRESHENI ESHTE E LIDHUR ME VARFERINE ABSOLUTE TE SHENDETESISE.
Nje arsimtare me nje patologji tumorale i ankohet Kryeministrit per mungesen e Herceptines.
Asgje e re dhe e cuditeshme ketu per sistemin tone shendetesor ne nivelet e varferise Afrikane e me spekullimeve shkaterruese.
Nuk mungon vetem Herceptina, por ka nje krize per te gjithe kemiopreparatet e shtrenjta.
Mungon edhe Radioterapia korrekte dhe e pershtatshme per shumicen e pacienteve.
Buxheti i yne nuk mbulon as nevojat e 45% te pacienteve per Kemioterapi, pa folur per ate te personalizuar, qe jemi shume larg.
Sa perqind e pacienteve, qe duhet te trajtohen me Radioterapi, flas per Akselerator Linear se ky perdoret sot, u sigurohet kjo nga publiku?
Shume pak!
Dhe dicka, kujdes nga importet paralele te Kemiopreparateve e medikamenteve te kushtueshme, fatkeqesisht nje praktike e ndeshur kjo gjate qeverisjes suaj Z.Rama!
(ed.me/BalkanWeb)

Etiketa: