TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka risjellë mëngjesin e sotëm në faqen e tij të ‘Facebook’-ut historinë e mësueses që vuante nga kanceri, teksa ajo ankohej për mungesën e ilaçeve. Kreu i ekzekutivit theksoi se ky shembull tregon qartë për platformën e bashkëqeverisjes.


Por në videon që ka publikuar Rama shihet se si pas ankesës që bëri publikisht mësuesja nga Rrësheni, kryeministri iu përgjigj thirrjes së saj. Ai ka qenë bashkë me mësuesen dje tek reparti i Onkologjikut, ku kësaj të fundit iu mundësua ilaçi hereceptinë.

MEASZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES ?

dhe me këto dy pjesë të historisë së mësueses mirditore që vuan nga kanceri, ku mund të shihni se si funksionon bashkëqeverisja me qytetarët, të cilët nuk përtojnë të ankohen për hallet e tyre konkrete në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al apo në takimet publike të platformës, ju uroj një fundjavë të qetë
(ed.me/BalkanWeb)

Etiketa: