Një gjest anti “fair-play” ka ndodhur në “Seria C” ku protagonist ka qenë lojtari i Piza-s, Eusepi, i cili ka fituar mjaft urrejtje nga kundërshtarët dhe jo vetëm.

Në takimin që skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 2-1 kundër Carrarese, portieri vendas nuk e dinte që loja ishte në vazhdim dhe po priste një vërshëllimë të arbitrit për të goditur topin. Kundërshtari Eusepi ishte treguar i vëmendshëm duke e ditur që loja ishte në vazhdim dhe ia mori topin duke barazuar shifrat.

Menjëherë pas këtij rasti në minutën e 82-të në fushë shpërthyen përplasjet mes kundërshtarëve dhe futbollistit të Piza-s, por ky i fundit u justifikua duke u shprehur se portieri e kishte nisur lojën. Piza gjithashtu arriti yë shënonte edhe një tjetër gol duke marrë një fitore shumë të vlefshme në transfertë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: