TIRANE– Kreu i grupit parlamentar të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për kryeministrin Edi Rama në lidhje me audio-përgjimin e publikuar pak kohë më parë që sipas opozitës shfaqet vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj.

Duke folur jashtë ambienteve të Prokurorisë, Petrit Vasili tha se Rama fshehu provat duke thënë se audio-përgjimi ishte i manipuluar pa dalë ende ekspertiza.

“Kjo është një nismë e përbashkët për të ndarë prokurorinë që është tani nga Prokuroria e kryeministrit. Në Shqipëri ekzistojnë dy prokurori, kjo që është dhe ajo e kryeministrit që thotë unë kam bërë ekspertizën dhe ajo është manipuluar. Të fshehësh një provë dhe të mos e bësh publike kjo është një gjë skandaloze. Prokuroria e Edi Ramës e bëri ekspertimin për një ditë, ndërsa kjo që është tani nuk e ka bërë ende. Rama ka thënë qartë se e kreva ekspertizën, mora rezultatin, ishte e manipuluar dhe në bazë të kësaj po i jap vullnet ministrit të Brendshëm të vazhdojë detyrën”- tha Vasili.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: