Orgesa Zaimi ka sulmuar homoseksualët, duke i konsideruar vërtetë të rrezikshëm. Këngëtarja,
ndonëse sqaron se nuk është aspak homofobike, ka thënë se “Në Shqipëri, njerëzit më të rrezikshëm janë Gay-t”. Orgesa ka vazhduar më tej duke u shprehur se më të rrezikshëm në veçanti janë ata më të dukshmit, “që janë dhe bëjnë sikur nuk janë” ka thënë këngëtarja. Ajo rrëfen se ka një simpati të
madhe për këtë komunitet, sidomos për artistet e saj të preferuar gay, si Fred Mercury, Adam Lambert, Sam Smith, që në fakt, sipas Orgesës kanë dalë hapur, pa frikë.

“Më duhet të them se këta pasivët, apo të fshehtët janë më të rrezikshëm se çdo njeri tjetër, frustrimin e kthejnë në urrejtje dhe prej saj mund edhe të të vrasin”, ka përfunduar deklaratën e guximshme ajo.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: