TIRANE – Kate Middleton njihet për jetën e saj modeste që bën. Ndonëse jeton në Pallatin Mbretëror, dhe të gjithë mund të mendojnë se ajo mund të ketë gjithçka, prapëseprapë Dukesha e Kembrixhit, vazhdon të bëjë një jetë të thjeshtë.


katttte

Këtë më së miri e vërteton edhe fakti që veshja e saj nuk është gjithnjë e papërsëritur, pasi sipas saj është e kotë që një veshje të mos vishet vetëm njëherë. Të njëjtën pallto, ajo e pati të veshur edhe së fundmi në një nga eventet e javës së bashku me Princin William.

Fotografia krahasuese ka bërë që shumë fansa në rrjetet sociale të komentojnë me nota pozitive për dukeshën. E njëjta, në shumë prej paraqitjeve të saj zyrtare ka pasur elemente të stilit të princeshës Diana, ikonës së elegancës, e cila njëherësh ishte edhe princesha e Uellsit.
(er.cu/BalkanWeb)