Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja e parë hapëse e Botërorit Rusi 2018 dhe vendi organizator Rusia po bën edhe përgatitjet e fundit për mbarvajtjen e këtij evenimenti botëror.
Rusia po përgatitet që në Botëror të mos ketë incidente dhune nga tifozët.

Shteti rus ka shpërndarë me mijëra policë në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit.

Skuadrat pjesëmarrëse dhe tifozët e tyre kanë fluturuar në Rusi për ta filluar garën që nis të enjten, dhe kështu kanë bërë edhe zyrtarët policorë për të ndaluar huliganët apo këdo tjetër që do të prishin mbarëvajtjen e Botërorit.

Pavarësisht se kanë mendime të ndryshme politike, 32 shtetet kanë dërguar edhe zyrtarë të vet për ta ndihmuar policinë ruse në parandalimin dhe menaxhimin e problemeve.

Janë marrë masa edhe më të mëdha, madje Moska do t’i monitorojë tifozët me ndihmën e dokumentit identifikues të tifozëve, që është dokument i detyrueshëm për të përcjellë ndeshje, që është edhe shenjë se janë pranuar nga autoritetet ruse për t’i përcjellë ndeshjet.
Mbetet për t’u parë se sa do të jetë në gjendje Rusia për të siguruar zhvillimin në nivelet që kërkohet të një eventi të klasit botëror siç është kampionati botëror.

Etiketa: