KORCE – Moti i keq ka përfshirë edhe juglindjen. Era e fortë ka shkëtputur çatinë e një shtëpie në qendër të qytetit të Korçës. Nuk raportohet për të lënduar.
BalkanWeb ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes. Që prej këtij momenti është ndërprerë energjia elektrike për të shmangur incidente nga telat e këputur.
“U tmerruam nga zhurma e fortë. Kur dolëm pamë çatinë e rrëzuar mbi shtëpitë përballë. Për fat të mirë s’pati njerëz të lënduar sepse do të ishte fatkeqësi. Dëmet janë të konsiderueshme. Ndihemi të kërcënuar nga telat e energjisë elektrike,” thanë banorët.
(e.f/BalkanWeb)