TIRANE –  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori fjalën i pari në seancën e sotme parlamentare ku do të zgjidhet kryeprokurori i përkohshëm.

Kryedemokrati i prerë në Kuvend tha se kjo është një ndër ditët më dramatike për demokracinë, dhe se mazhoranca në mënyrë tinzare po bëhet gati për një grusht shteti.

“Sot është një ndër ditët më dramatike për demokracinë 27 vjeçare, një nga ditët më të vështira për qytetarët shqiptarë që duan një vend demokratik ku respektohet Kushtetuta. Sot në dhunim të Kushtetutës, shumica po kërkon të marrë një pushtet që nuk i takon, që e ka të ndaluar ta prekë. Sot në mënyrë tinzare ju po bëheni gati për një grusht shteti. Tërhiquni, bindjuni urdhrit të popullit ose përndryshe do përballeni me pasojat ,” tha Basha.

Ndërkohë mijëra protestues ndodhen jashtë ambienteve të Kuvendit duke protestuar për këtë vendim të qeverisë.

 (e.f/BalkanWeb)

Etiketa: