NGA: Erion Shkambi
Tek Partizani janë të bindur se projekti italian ishte një dështim i madh. I ardhur me shumë bujë në krye të Partizanit fillimisht si këshilltarë i presidentit Demi, e më pas si drejtor i përgjithshëm, pas vetëm 7 muajsh Luçiano Moxhi është drejtë largimit. Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit premtoi dhe projektoi një Partizan të madh por asgjë nuk shkoi sipas parashikimeve të “Big Luçiano-s”. Partizani i madh ngeli vetëm në letër pasi në fushë të kuqtë patën nisjen më të keqe të një sezoni në të gjithë kohërat.

Një merkato e dështuar në çdo aspekt dhe një trajner si Mark Juliano që nuk i dha asnjë impuls skuadrës ishin vetëm pjesa e dukshme e këtij projekti pa vlerë. Shkarkimi i stafit të trajnerit Juliano dhe rikthimi tek Starova, kthyen Partizanin në normalitet. Tashmë pas këtyre lëvizjeve pritet që të njëjtin fat të ketë edhe Luçiano Moxhi sëbashku me drejtorin sportiv Antonello Preiti. Ky lajm konfirmohet edhe nga mediat italiane të cilët shkruajnë se Luçiano Moxhi është duke kërkuar një tjetër skuadër, këtë herë në Maltë.

Kjo ide përforcohet edhe më shumë nga fakti se Partizani e ka gjetur pasuesin e Luçiano Moxhit, vëllain e kryeministrit Edi Rama. Së fundi Olsi Rama ka filluar dhe kursin për drejtori Sportiv dhe së shpejti pritet të marrë zyrtarisht këtë post tek Partizani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: