Në kohën kur e gjithë vëmendja është tek Botërori Rusi 2018 klubi spanjoll i Valencias e ka mendjen përforcimet në merkato.
Këtë pushim, Valencia po e përdor që të bëj merkato duke përforcuar skuadrën.
Mundo Deportivo përcjell se Valencia ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit serb, Uros Raçiç, i çili njëkohësisht është pjesë e Serbisë U21. Mbrojtësi 20-vjeçar ka firmosur me klubin spanjoll një kontratë 4-vjeçare, ku ka edhe një klauzolë largimi prej 100 milionë eurove.

Duke parë vlerën e tregut, drejtuesit e Valencias kanë menduar që t’i vënë këtë klauzolë mbrojtësit, duke qenë se shumë shpejtë mund të shpërthejë dhe nëse arrin një formë të mirë, atëherë nuk do të ishte e vështirë të shitej për aq euro, pasi kohët e fundit, në merkaton eruopiane po bëhen çmenduri për sa i përket transferimeve.

Për trajnerin Marcelino, Uros Racic do të jetë përforcimi i tij i dytë i sezonit pas konfirmimit më 25 maj të blerjes të Geoffrey Kondogbia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb