SHBA – Policia në Washington DC po heton një ‘substancë të bardhë’ që ju dërgua zyrës së ish presidentit Obama në qytet, 24 orë pasi Donald Trump Jr. dhe Vanesa Trump morën një pako të ngjashme, shkruan ‘Daily Mail’.

Incidenti u raportua rreth orës 12.30 në adresën 1250 24th St NW në Washington, raportoi televizioni Fox 5. Shefi i zjarrfikësve të qytetit Edward Smith tha se substanca ishte dërguar në një letër nga Hong Kongu dhe mendohet se nuk është e dëmshme.

Nuk është e qartë nëse Obama ndodhej në zyrë në atë kohë. Incidenti vjen një ditë pasi një substancë e bardhë ju dërgua gruas së Donald Trump Jr. në New York, bashkë me një letër kërcënuese.

Vanessa Trump u dërgua në spital pasi hapi letrën dhe gjeti pluhurin e bardhë, i cili rezultoi i padëmshëm.

(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: