SHKODER-Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka inspektuar zonat e përmbytura në Shkodër. Xhaçka ishte në Anën e Malit dhe në Dajç, ndërsa u shpreh se mbi 550 efektivë të FA janë 24 orë në shërbim të qytetarëve. Ministrja tha se çdo strukturë do mbajë përgjegjësitë e saj.

“Bashkëpunimi mes të gjitha strukturave, qendrore vendore dhe banoreve më i rëndësishmi Ministrja e Mbrojtjes: Prioritet evakuimi i banorëve dhe i gjësë së gjallë. Në 10 ditë janë evakuuar mbi 2500 krerë bagëti. Kanë mbërritur 90 ton koncentrat dhe pritet të mbërrijnë 300 ton koncentrat për bagëtinë . Çdo strukturë të mbaj përgjegjësitë e saj. Janë vendosur 2000 thashë në argjinaturën Pentarit dhe gjatë gjithë ditës së sotme është punuar për mbrojtjen e argjinaturës së Çasit”- tha Xhacka.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb