FIER- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Fier. Mësohet se tetë persona kanë mbetur të plagosur, pasi tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, dhe shkak për këtë dyshohet se ka qenë lagështia e madhe në rrugë.

Të plagosurit janë transportuar për në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: