BalkanWeb siguron videon e xhiruar nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi plagosja e dyfishtë në Selitë. Në video nuk është kapur momenti kur palët në konflikt qëllojnë ndaj njeri-tjetrit por momentet e para kur konflikti ka nisur brenda lokalit.

Në pamje duket qartë se si të rinjtë nuk ngurojnë të nxjerrin armët megjithëse lokali është i mbushur plot me klientë.

Ngjarja ka ndodhur më 16 shkurt në një lokal në selite ku të plagosur mbetën Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç dhe Renato Hoxha, të dy jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi pas ngjarjes Florjan Musaj, 25 vjeç, banues në Tiranë si dhe 28-vjeçarin Pelivani.

Në lokalin e Florian Musait hyjnë fillimisht 3 persona. Ata e takojnë 25-vjeçarin i cili ndodhej në shoqërinë e dy të njohurve të tij në një tavolinë. Ata që vijnë, sipas policisë janë pjesë e grupit të Pelivani. Situata tensionohet menjëherë më pas dhe duken qartë gjestet kërcënuese. Pas fjalëve, palët nxjerrin armët dhe dalin jashtë për t’u sqaruar.

Përveç dy të arrestuarve janë shallur në kërkim edhe dy persona të dyshuar si bashkëpunëtor për ketë ngjarje, konkretisht:
• F. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur tentativë, e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”.
• R. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, per vepren penale “Vrasje me dashje” mbetur tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: