Një incident jo i vogël ka ndodhur në kampionatin brazilian teksa futbollisti i skuadrës së Operario MS, Jefferson Reis, goditi me grushta një nga djemtë që kapnin topat pasi ky i fundit po festonte golin.

Incidenti u bë edhe më i madh pasi u përfshirë edhe lojtarët tjerë të të dy skuadrave. Më në fund pasi u vendos qetësia gjyqtari i takimit ndëshkoi me të kuq Reis-in dhe dy futbollistë të tjerë që u përfshinë në sherr.

(e.k/BalkanWeb)

Etiketa: