Paul Pogba ka komentuar sot për mediat ndeshjen finale të Botërorit mes Francës dhe Kroacisë. Mesfushori i “gjelave” fillimisht ka deklaruar se kërkon t’i shtojë një ‘yll’ në fanellë kombëtares, ndërsa lidhur me mundësinë e hakmarrjes së Kroacisë për atë gjysmëfinale të 20 viteve më parë 25-vjeçari ka dhënë versionin e tij.

“Kroacia nuk ka asnjë ylle, ata e duan një të tillë. Ata kanë bërë shumë mirë dhe duan fitoren, njëlloj si ne. Por as unë nuk kam një yll. Është një në fanellë, por nuk e kam fituar unë. Ne duam të futemi në fushë për të fituar një yll, të gjithë lojtarët. Do të jetë një finale e Kupës së Botës, një ndeshje madhështore dhe e vështirë. Janë dy skuadra dhe një trofe. Ata kanë luajtur 90 minuta më shumë se ne. Nuk di nëse është një disavantazh për ata, apo nëse ata duan të dëshmojnë se mund të fitojnë akoma edhe më shumë.

Sipas meje, ne nuk jemi favoritë. Nuk i kemi harruar dyshimet mbi ne, në fillim të kompeticionit, për aftësinë tonë për të luajtur bashkë. Nuk kemi bërë akoma asgjë”, deklaroi Pogba, i cili vlerësoi cilësitë e Modric, por jo vetëm, duke mos harruar edhe Rakitic e Perisic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb