TIRANE- Nga kjo e mërkurë në faqen onlinë të ‘Gazetës Shqiptare’ GSh.Al si dhe në kanalin youtube të ‘News24’, Gazetës shqiptare dhe BalkanWeb do të mund të ndiqni produksion me të ri “Politika Online- nga Marsela Karapanço”.

Emisioni është ideuar për të sjellë aktualitetin politik e parë nga një optike e re, ajo e rrjeteve sociale, ku personazhet e ftuar do të ngacmohen për jetën e tyre virtuale dhe politiken online. E para që ra në rrjetën virtuale të këtij emisioni ishte deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma. Ajo thotë se nuk është gabim të jesh ndjekës i kryeministrit Rama në ‘Facebook’, por nuk e bën këtë për shkak të ilustrimit që ai i bën realitetit.


Duma është e bindur se Xhafaj ia ka lënë në tryezë Rames dorëheqjen, por i është refuzuar. Në sytë e demokrates Rama ka humbur pushtet me deklaratën në grupin e PS, ndërsa flet edhe për këshillime qe i janë bërë Agron Xhafajt. E teksa fliste me tone kritike për zhvillimin e Tiranës, Grida Duma mohoi mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme lokale për bashkinë e kryeqytetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: