ELBASAN- Në kompleksin Rozafa në Elbasan, aty ku qeveria është zhvendosur për një mbledhje dy ditore, kryeministri i vendit Edi Rama por edhe ministrat janë përballur me një surprizë, ndoshta jo fort të këndshme.

Disa prej të pranishmëve thonë se kreu i ekzekutivit ka qeshur kur ka parë tablon me “peshqit e mëdhenj” e me të në krye, të ideuar nga pronari i kompleksit, Gjergj Luca.
fotoja
E pikërisht për këtë surprizë, Rama është ngacmuar edhe nga gazetarja e “News 24” Marsela Karapanço, të cilës vetëm për pyetjen që nuk iu përgjigj.
fotoja 4333
Një ditë më parë keni lajmëruar arrestime të bujshme në Neës 24 ku ishit për intervistë. Sot ndodhemi në këtë kompleks ku në një prej ambienteve kishte një karikaturë me disa peshq të mëdhenj që përbënin kabinetin qeveritar. A ishte surprizë për ju fakti që këta peshq të mëdhenj janë pikërisht ministrat e kabinetit tuaj qeveritar Zoti Rama?

Rama:
Unë nuk kam lajmëruar asnjë arrestim të bujshëm, se unë nuk lajmëroj arrestime pasi nuk kam detyrë të arrestoj njerëz. Kështu që kur të zgjoheni nga ëndrra ku më keni parë duke lajmëruar arrestime të bujshme, mund të bëhemi bashkë për një konferencë tjetër shtypi.
(m.a/BalkanWeb)