TIRANE- Presidenti i vendit Ilir Meta sqaroi sot takimin e djeshëm me kryeministrin e vendit Edi Rama, të cilin e priti në zyrën e tij.

I pari i shtetit tha se dy ishin çështjet kryesore për të cilat biseduan, ajo e hapjes së negociatave si dhe çështjet e mbetura pezull me Greqinë.

“Ishte një takim normal ku janë diskutuar çështje të rëndësishme, lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave me BE, ku shpresojmë që një vendim pozitiv të merret gjatë këtij muaji dhe natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë. Është një proces që duhen marrë vendime, por Presidenti duhet të marrë informacione më të plota siç e meriton kjo çështje”,- u shpreh ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: