TIRANE- Një incident ka ndodhur sot pak para se kryebashkiaku Erion Veliaj të takohej me artistët që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.
Një grup të rinjsh nga FRPD siç duket edhe në një video kanë qëlluar me vezë kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë se po prish teatrin për të lejuar aty ngritjen e kullave.
Në video kryebashkiaku shfaqet në këmbë, ndërsa një person i afrohet dhe e qëllon me vezë. Kryebashkiaku mbrohet, ndërsa i riu neutralizohet menjëherë nga forcat e sigurisë.
Ai kundërshton dhe dëgjohet të përdorë fjalët: “Mos prekni me dorë”, “mos prekni me dorë”, “oligarkë”, “plehra”!
(m.a/BalkanWeb)