TIRANE- Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI për protestën që do zhvillojë opozita në 27 janar. Ai tha se në 27 janar, opozita do sjellë jo vetëm revoltën e qytetarëve, por edhe shqetësimin e tyre për varfërinë dhe krimin. Luan Rama u shpreh se LSI do ushtrojë presion ndaj qeverisë për integrimin e vendit, zbatimin e reformës në drejtësi dhe atë zgjedhore.



“Në 27 janar do sjellim revoltën dhe shqetësimin qytetar me qëllim që viti 2018 të jetë viti i luftës së vendosur kundër krimit shtetëror dhe kundër varfërisë. LSI dhe grupi parlamentar është në të njëjtën linjë duke evidentuar integrimin evropian dhe ne do kontribuojmë për këtë proces. LSI do vazhdojë të rrisë presionin e papërgjegjshmërisë së qeverisë. LSI do ushtrojë angazhimin dhe presionin mbi mazhorncën për të realizuar reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore”- tha Luan Rama.

Mes të tjerash Rama theksoi se vija e demarkacionit mes opozitës dhe të tjerëve është integrimi dhe reforma në drejtësi.

“Kjo do të tregojë se kush i do qytetarët dhe kush është kundër reformës në drejtësi dhe kundër kësaj reforme. Vija e demarkacionit midis nesh dhe të tjerëve është integrimi evropian, reforma në drejtësi, interesi kombëtar i shqiptarëve”, përfundoi Luan Rama.

(d.d/ed.me/BalkanWeb)

Etiketa: