TIRANE- Policia e Shtetit ka reaguar sërish për protestën e sotme që zhvilloi opozita, ku pas një konfrontimi me qytetarët, mbetën të plagosur 11 efektivë.

Policia ka publikuar në ‘Facebook’ edhe disa foto nga vizita që u bëri policëve të lënduar drejtori i Policisë, Ardi Veliu në spitalin Ushtarak. Siç shihet edhe nga fotot, efektivët kryesisht janë lënduar në duar.

REAGIMI I POLICISË
Profesionalizëm, maturi, sakrificë në emër të ligjit e për ligjin.
Shërim të shpejtë, faleminderit për gjithçka bëni ju dhe të gjithë kolegët për të mbrojtur ligjin dhe vetëm ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë, jo vetëm në përditshmërinë , por në çdo rrethanë e situatë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sëbashku me Zv/ministrin e Brendshëm Julian Hodaj, vizituan 11 punonjësit e Policisë, (FNSH-së), të cilët pësuan lëndime me gurë, e sende të forta gjatë tubimit mesditën e sotme.
Veliu dhe Hodaj kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gjithë veprimet e kryera prej tyre gjëtë orëve të protestës si dhe nëpërmjet tyre përcollën një falënderim për të gjithë punonjësit e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe FNSH-të.
33471929_2168960296723663_7478748899516088320_n

33535087_2168960576723635_7729327101270032384_n

33553650_2168960613390298_2437312142827847680_n

33595624_2168960403390319_2696318470575882240_n

33745215_2168960443390315_501715453631004672_n
(ed.me/BalkanWeb)