TUNIZI- Mbi 300 njerëz janë arrestuar natën e shkuar në Tunizi, ku njerëzit kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër masave të kursimit, të ndërmarra nga qeveria.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës kundër turmave të zemëruara për rritjen e çmimeve të produkteve bazë.

Ushtria është shpërndarë githandej për të mbrojtur ndërtesat qeveritare, që janë bërë shënjestra të sulmeve të protestuesve.

Kryeministri i Tunizisë, Youssef Chahed, i dënoi aktet e “vandalizmit” nga protestuesit, duke thënë se ata kanë bërë përpjekje të dobësojnë shtetin. Protesta, ditëve të fundit, janë zhvilluar në së paku dhjetë qytete, përfshirë kryeqytetin Tunis, njofton rel.

Ato vijnë pasi qeveria ka njoftuar për rritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar. Viti i ri financiar ka sjellë po ashtu rritje të çmimeve të disa mallrave dhe rritje të taksave mbi importet.

Ekonomia e Tunizisë lufton që nga revolucioni i vitit 2011, kur presidenti Zine El Abidine Ben Ali është detyruar të largohet pas më shumë se 20 vjetësh në pushtet.

Revolucioni ëstë shkaktuar nga normat e larta të papunësisë në vend dhe shqetësimet për korrupsionin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: