Marinsat amaerikanë duhet të kalojnë një sërë sfidash për të arritur aty ku janë. Një nga provat më ekstreme që u duhet të kalojnë është të pijnë gjak kobre në mënyrë që të mbijetojnë.

Fotot ekstreme në xhungël vijnë nga një stërvitje e përbashkët mes forcave amerikane dhe atyre të Tajlandës, Singaporit, Japonisë, Koresë së Jugut, Indonezisë dhe Malajzisë, që jo më kot quhet “Kobra e Artë 2018”.

Stërvitja po realizohet në provincën Chonburi të Tajlandës dhe përfshin gjithashtu simulime operacionesh shpëtimi, zbarkimi me mjete amfive e të tjera. Stërvitja e përbashkët 10-ditore organizohet për të 37-in vit.


 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: