Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një denoncim aspak të të zakontë, ndërsa bëhet fjalë për dëshminë e kompozitorit dixhital. Berisha pohon publikisht se nga festivali i RTSH-së, një këngë është censuruar për shkak të tekstit.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se ky i fundit po censuron artistët, njësoj si në vitet 1970. Ndërkohë, sipas kompozitorit dixhital, kënga që është hequr nga konkurrimi, me urdhër të drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi, do të interpretohej nga Kastro Zizo.

Pak më herët ishte vetë këngëtari që ka reaguar për herë të parë me një status në Facebook. Ai shkruan se censurimi i këngës së tij nuk duhet përdorur politikisht.

“Pas shume mesazheve dhe telefonatave po shkruaj nja dy rreshta: Situata e mos pranimit te kenges sime ne festivalin e RTSH nuk duhet perdorur ne asnje menyre politikisht,” shkruan Kastro.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb