TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka shtruar mbrëmjen e së enjtes një darkë për Kombëtaren e Futbollit.

Në përfundim të takimeve ceremoniale dhe pritjes madhështore nga ana e tifozëve kuqezinj, Kryeministri Rama shtroi një darkë në nder të ekipit kuqezi, ku morën pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar dhe të Kosovës.

Përkrah kapitenit të kombëtares, Lorik Cana vihet re prezenca e kryeministrit kosovar, Isa Mustafa, i cili ishte i pranishëm në këtë darkë.

Kryeministri Isa Mustafa përshëndeti të gjithë lojtarët e Kombëtares, duke shprehur respektin e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për Kombëtaren Shqiptare, për atë që ka demonstruar në Francë, ku me dinjitetin e dëshmuar bënë krenar të gjithë shqiptarët.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu konsiderata të veçanta edhe për tifozët shqiptarë për përkrahjen e tyre shembullore.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb