Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllezërit e tij të vrarë, Shkëlzenin dhe Enverin, duke thënë se familja e tyre ka pas shumë dhimbje e padrejtësi, por kjo dhimbje duhet të kthehet në forcë.

“Shkëlzen dhe Enver, pushka juaj i dha krah lirisë! Familja jonë ka pas shumë dhembje e padrejtësi. Sot këtë dhembje duhet ta kthejmë në forcë, që t’ia besojmë lirinë ligjit dhe përditë të angazhohem që të triumfojë drejtësia në vendin tonë. Pushoni të qetë vëllezër”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Vëllezërit e Ramushit, Shkelzeni dhe Enveri ishin lufëtar të UÇK-së. Shkëlzen Haradinaj kishte rënë më 6 maj të vitit 1999 në kufi me Shqipërinë, ndersa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë.

Kurse Enver Haradinaj u vra në rrethana të pasqaruara më 16 prill 2005 në Raushiq të Pejës. Ai ishte pjesëtar i UÇK-së dhe gjatë luftës është plagosur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb