FIER- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të kryejë nesër në orën 12:00 prishjen e objektit të pestë me shpërthim të kontrolluar në qytetin e Fierit.

Objekti është pesë kate i lartë, ndërkohë që në trupin e tij janë hapur 300 furnela (vrima) ku do të vendosen 5 kilogramë lëndë plasëse.

Prej ditësh IKMT është duke punuar në qytetin e Fierit në kuadër të projektit të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qendrës së Fierit. Operacioni i nesërm është gjithashtu pjesë e këtij plani. Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa asnjë dëm të shpërthimit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb