Në fillim dukej si një fantazi merkatoje por me kalimin e ditëve po merr më shumë jetë transferimi i Pep Reina-s të skuadra e Milan.

Mediat në Itali raportojnë se portieri spanjoll dhe “djalli” kanë arritur një marrëveshje 2-vjeçare ndërmjet tyre dhe javën e ardhshme do të zhvillohen vizitat mjekësorë.

Sipas rregullores së FIFA-s, “Djalli” duhet të informojë klubin aktual të Reina-s kur arrin marrëveshjen mbi kontratën dhe Radio CRC ka bërë të ditur se napolitanët kanë dhënë miratimin e tyre për zhvillimin e vizitave mjekësore.

Nëse kjo është e vërtetë atëherë do të kishte një efekt ‘domino’ pasi afrimi i Reina-s padisktutim nënkupton largimin e Gigi Donnarumma-s.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb