NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

200 gr gjalpë
500 gr sheqer Teuta
4 kokrra vezë
2 lëvozhga veze me finjë
500 gr miell misri Teuta

Përgatitja

Fillimisht shkrijmë gjalpin, e lemë të ftohet në temperaturë të vakët dhe shtojmë më pas në të sheqerin Teuta. E rrahim me lugë druri derisa sheqeri të shkrijë dhe masa të marrë trajtën e një kremi të lidhur.

Më pas shtojmë 1 vezë e trazojmë mirë derisa veza të asimilohet mirë nga gjalpi dhe sheqeri. Vazhdojmë të shtojmë vezët e tjera një e nga një duke i punuar në një hark kohor rreth 3 minuta nga veza në vezë

Shtojmë më pas tek gjalpi i rrahur me sheqer dhe vezë dy gjysma lëvozhge veze me finj, i përziejmë mirë dhe në fund shtojmë duar duar miellin e misrit Teuta . E punojmë mirë brumin dhe pasi të kemi lyer një tavë me pak gjalpë dhe pudrosur me miell shtrojmë brumin e revanisë. E vendosim në furrë të piqet në temperaturën 170 gradë Celsius për 50 minuta. Pasi të ftohet e servirim.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb