ULEZ- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut që vijojnë prej mbrëmjes së kaluar, kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave në disa zona të vendit. Pranë Qafës së Ulzës ka ndodhur rrëshqitje masive e dherave, e cila ka zënë thuajse gjithë gjerësinë e rrugës që lidh Milotin me Burrelin.

Kjo rrugë lidh Tiranën me Peshkopinë, dhe lëvizja e mjeteve në këtë aks është e madhe, sidomos gjatë orëve të ditës.
RRESHQITJE-NE-ULEZ
Si pasojë e rrëshqitjes së dherave, vetëm një pjesë e vogël e rrugës bën të mundur lëvizjen e ndonjë mjeti, ndërsa për mjetet e rënda, e kryesisht kamionët, lëvizja është e pamundur.

“BalkanWeb” ka siguruar foto nga vendngjarja ku duket rrëshqitja e dherave dhe pemëve mbi asfalt.
RRESHQITJE-NE-ULEZ-1
Si pasojë është krijuar radhë e gjatë automjetesh në të dyja anët e rrugës, dhe nevojitet ndërhyrja e punonjësve të mirëmbajtjes për të normalizuar situatën.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb