TIRANE– Një stuhi shumë e fortë ere, shiu dhe breshëri përfshiu sot Tiranën, duke rrëzuar edhe disa pemë, e kufizuar qarkullimin e trafikut. Stuhia ka vijuar për më shumë se një orë, duke lënë pas pemë të rrëzuara. Nisur nga situata e krijuar, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë ndërhyrë në mënyrë të shpejtë për të shmangur problematikat e mëdha.
35898666_451094471983061_7401812665011535872_n
Për shkak të ujit që kishte vërshuar në rrugë dhe dëmeve të shkaktuara nga stuhia, forcat e zjarrfikëses së kryeqytetit, Policisë Bashkiake dhe ndërmarrjes nr.1 dhe nr.2 të qytetit dolën menjëherë në terren, dhe aktualisht po punojnë për heqjen e pemëve të rrëzuara nga era e fortë.
36025528_451094325316409_5691981451419975680_n
“Stuhia e rrëmbyeshme la pasoja në disa akse rrugore! Skuadrat janë në terren për të bërë evadimet! Ju lutem kujdes në trafik gjer sa të jenë pastruar gjithë akset! Të gjitha pemët e dëmtuara do rimbillen!”, ka shkruar kryebashkiaku Veliaj në rrjetin social “Twitter”.
35628845_451094258649749_654889518008107008_n

35812668_451094295316412_8636972532659912704_n

35859353_451094485316393_721862673926455296_n

35870716_451094508649724_4895720928790446080_n

35884151_451094621983046_6700107771548794880_n

35884208_451094581983050_3797250512756146176_n

35893216_451094121983096_8185595405703053312_n

35927062_451094575316384_1709088493486997504_n

35971473_451094111983097_6003353970355994624_n

35972574_451094165316425_2893998489312690176_n

35975674_451094215316420_9158467775272845312_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb